Nga e dinë mediat se Barcelona do ta humbasë Mesin në 2021?!

Shumëkush e cilësoi pëplasjen e kapitenit me klubin si strategji për të diskredituar presidentin Bartomeu. Kjo ishte gjëja më e besueshme për të arsyetuar mbi veprimin e Lionel Mesit që bëri kërkesë për t’u larguar nga Barcelona, por ka media që mendojnë ndryshe. Tabloidi britanik, “Dejli Mirrër” (Daily Mirror) shkruan se argjentinasi e ka ndarë mendjen që të largohet nga “Kamp Nou”, por thjesht do ta bëjë këtë fare lehtë verën e ardhshme kur t’i përfundojë kontrata, duke mos dashur të shkonte në gjyq këtë vit për klauzolën 700 milionë euroshe.

Sipas të përditshmes, Leo do të bashkohet sezonin e ardhshëm me ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, pra do të veshë fanelën e Mançester Sitit. Kalimi për tek Siti u bë i sigurt në kohën që Mesi kërkoi largimin nga Barcelona, dhe u shkrua se sheikët kishin një plan prej 700 milionë eurosh për kartonin e tij dhe për rrogën në një kontratë 4-5 vjeçare. Siti nuk e hodhi poshtë këtë mundësi, dhe së fundmi një nga drejtuesit, Omar Berranda, deklaroi se “Mesi është lojtari më i mirë në botë, më i miri i brezit të tij, dhe çdo klub në botë do të donte që ta kishte”.

Sfidanti.al