Juventus, mbrëmje e keqe për Dybalan; diskutim me Paratici dhe…’Like’ i dyshimtë në Twitter

Pasi nuk mundi të luajë me përfaqësuesen argjentinase për shkak të problemeve me stomakun, Paulo Dybala nuk u aktivizua as në ndeshjen mes Crotones dhe Juventusit me sulmuesin që qëndroi në stol gjatë gjithë 90 minutëshit. Sipas ‘Tuttosport’ situata nuk i pëlqeu aspak Dybalës i cili ka pasur edhe një përplasje me Fabio Paratici në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes në fundin e ndeshjes

Mësohet se Dybala i shfaqi Drejtorit Sportiv të Zonjës së Vjetër pakënaqësinë e tij për mosaktivizimin e tij. Ndërsa Pirlo pas ndeshjes dha një shpjegim për lënien në stol të Dybalës. ‘Të premten u stërvit vetëm për 10 minuyta, nuk ishte dhe situata ideale për ta aktivizuar-tha Pirlo, një shpjegim që nuk e bindi plotësisht futbollistin, të paktën kjo u interpretua ngë një ‘Like’ i bërë(që më pas u hoq) ndaj komentit të gazetares së ‘La Gazzetta Dello Sport’ e cila kishte shkruar: ‘Pyes veten se cfarë kuptimi kishte marrja e Dybalës në Crotone pervecse për t’i dhënë minuta në këmbë. Nëse nuk ishte në gjendje që të luante, nuk ishte më logjike të qëndronte në Torino dhe të stërvitej?’

Sfidanti.al