MotoGP, në Aragon feston Suzuki; fiton Rins, Mir, lideri i ri i kampionatit

Suzuki shkëlqen në ndalesën e radhës në MotoGP teksa në pistën e Aragon arriti një sukses që i mungonte që nga 2019 në Silverston  duke marrë edhe kryesimin në renditjen e botërorit. Fitorja e garës këtë të diel i shkoi Alex Rins, piloti që deri tani ka qenë më pak efikasi në këtë skuadër.

Piloti spanjoll la në vendin e dytë, bashkëkombasin e tij të Repsol Hondës, Alex Marquez që e nisi garën nga vendi i 11 ndërkohë që festën spanjolle e plotësoi Joan Mir, edhe ky me Suzuki që u rendit në vendin e tretë duke plotësuar podiumin e kësaj gare, një pozicion ky që i dha mundësinë atij që të marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme për pilotë.

Në këtë pikë, Joan Mir u ndihmua edhe nga gara e dobët e zhvilluar nga Fabio Quartararo që u rendit në vendin e 17 ndërkohë që garën e nisi nga pole position. Yamaha ka si rezultatin më të mirë vendin e katërt të Maverick Vinales, ndërsa Ducati pati vendin e 7 të Andrea Dovizioso që rani është I 4 në renditjen për pilotë me 15 pikë më pak se Mir dhe që pason Vinales dhe Quartararo

Sfidanti.al