Në Instagram, Milani ‘korrigjon’ Lukakun: Mbreti i vetëm në qytet është Ibrahimovic

Derbi i Madonninës ditën e shtyunë ndryshoi hierarkitë në Milano dhe Milani feston suksesin në rrjetet sociale duke lëshuar një shigjetë të vogël ironie në drejtim të Romelu Lukakut. Sulmuesi i Interit në muajin shkurt festoi fitoren 4-2 të zikaltërve ndaj Milanit me një postim në Twitter ku theksonte: ‘Ka një mbret të ri në qytet’

Klubi kuqezi në Instagram ‘korrigjoi’ belgun duke postuar në profilin e tij foton e Ibrahimovic të shoqëruar me mesazhin: ‘Ka vetëm një mbret’

Sfidanti.al