Presidenti i Aragon kundër Rossit pas deklaratave polemizuese

Ditën e enjte u mësua për pozitivitetin me Covid 19 të Valentino Rossit, 9 herë kampion bote në motociklizëm duke bërë që të humbasë garën  në pistën e Aragonit në Spanjë. Piloti 41 vjecar ishte në banesën e tij në Tavullia kur mësoi për pozitivitetin e tij dhe kur u pyet për këtë italiani dha një përgjigjje aspak të këndshme

‘Isha me fat-tha Rossi në një program telefonik në Itali-nëse do të më duhej të qëndroja 10 ditë në izolim në Aragon do të hidhesha nga ballkoni’.

Sigurisht fjalët e Doktorit për rajonin e Aragonit nuk u pëlqyen aspak në territorin spanjoll. Presidenti i rajonit, Javier Lamban ishte ai që e shfaqi më hapur pakënaqësinë e tij. ‘Kthehu kur të duash, por më parë kurohu-iu drejtua Lamban Rossit-por kurohu për gjithcka sepse Covid nuk është problemi kryesor shëndetësor i yti’.

Sfidanti.al