Yjet e Barçës nuk duan ulje rroge, por askush nuk është më egoist se Bejli!

Së fundi e kanë hedhur poshtë propozimin e klubit, ndonëse jo që të gjithë. Futbollistët katalanas ishin vullnetarë pranverën e kaluar për të ulur 30 për qind rrogën e tyre në përgjigje të krizës së koronavirusit, por nuk duan që kjo të përsëritet, e gjithsesi askush nga ata nuk mund të krahasohet me Garejt Bejlin. Lajmet nga Spanja bëjnë me dijë se sulmuesi nga Uellsi, që sot është tek Totenhemi, nuk deshi as në pranverë që t’i ulej asnjë cent rroga e tij prej rreth 600 mijë eurosh në javë. Kjo, krejt ndryshe nga qendrimi i futbollistëve të tjerë, e ndoshta kjo shpjegon edhe një lloj “tëhuajtësie” të Bejlit me pjesën tjetër të ekipit dhe të stafit teknik në Madrid. Duke u kthyer tek Barcelona, futbollistët i ulën rrogat në pranverë, nën udhëheqjen e Lionel Mesit, por këtë herë nuk e pranojnë propozimin e klubit. Gjithsesi, tre prej tyre duan që të jenë sërish xhentëlmenë, dhe këta janë Ter Shtegen, De Jong dhe Lengle, që janë gati ta ulin rrogën me 30 për qind.

Sfidanti.al