Nuk ua kanë hequr shpresën për fare, dhe shefi ekzekutiv i Borusias pranon se gjithçka mund të ndodhë. “Nuk mund të thuash se një lojtar është krejtësisht i patransferueshëm”, – janë fjalët e Hans-Joakim Vackes, por gjithsesi drejtuesi i lartë i Dortmundit nuk mungoi të bënte qortimin e tij. “Mançester Junajtidi nuk e vlerësoi siç duhet situatën, – tha ai, – ne kishim një linjë të qartë dhe do të vazhdojmë ta kemi edhe verën e ardhshme. Natyrisht, në këtë biznes nuk ka asgjë të patransferueshme, por gjithsesi asgjë nuk ndodh po nuk u plotësuan kërkesat tona. Dëgjova gjatë verës se Sanço do të largohej nga ne, por kjo nuk ngjau. Ne arritëm një marrëveshje me të”. Dortmundi rinovoi kontratën me Sançon deri në 2023, ndërsa çmimi i kartonit është 120 milionë euro.
Sfidanti.al