Nëse Tonali shkon në Angli, Milani mund t’i marrë Interit Fratezin!

Garë e fortë për mesfushorin e Italisë dhe këtu do të vendosin paratë. Milani nuk ka asnjë dëshirë të mbetet pa Sandro Tonalin, ndonëse oferta e Njukasëllit është tepër e rëndësishme, prej 60 milionë eurosh. Mediat italiane shkruajnë se biznesi është thuajse i përfunduar, dhe si rrjedhojë e transferimit të yllit të Të Kaltërve, kuqezinjtë mund të dalin në “pole position” për marrë Davide Fratezin nga Sasuolo. Për mesfushorin tjetër të Italisë është shumë i interesuar Interi që pret kalimin e Brozoviçit në Arabinë Saudite. Gjithsesi, Milani mund të ketë më shumë para, pra mund të ketë sukses.

Sfidanti.al