Hidhet shorti i La Ligës, Myrto Uzuni në fushën e Atletikos

Kampionati spanjoll ka mësuar sot kalendarin për sezonin e ardhshëm dhe nënkampionët e ish-kampionët do të kenë një provë të vështirë që në fillim. Reali i Madridit do të luajë në javën e parë në fushën e Bilbaos, ndaj Atletikut në 13 gusht 2023. Barcelona shkon në fushën e Getafes, ndërsa Atletiko e Madridit pret Granadën e Myrto Uzunit. El Klasiko Barcelona-Real do të jetë në javën e 11-të në 29 tetor, ndërsa kthimi në 21 prill 2024. Derbi Atletiko-Real është në program në javën e 6-të në 24 shtator.

Sfidanti.al