Një Bernardo Silva në Arabinë Saudite është një tërmet i madh

Nuk po flasim për futbollistë të moshë mbi 32 vjeç si Kante, mbi 35 si Benzema apo mbi 38 si Kristiano Ronaldo, dhe as për Mesin që është tek të 36-at (e që nuk pranoi të shkonte). Po flasim për yje më të rinj, në kulmin e formës dhe ndër më të mirët në botë. Kur thua Bernardo Silva ke thënë një nga 10 lojtarët më të mirë në rruzull, kampion i Anglisë dhe i Europës. Ky thuhet se është tani thuajse i sigurt që shkon në Arabinë Saudite, ndërsa janë Ruben Neves, Kulibali, Tomas, Mendi, Zijeç apo Brozoviç.

Sfidanti.al