Ku të lë Anglia, Interi mbetet “me gisht në gojë” për Vikarion!

Portieri i talentuar italian ishte llogaritur për t’u veshur zikaltër. Flitet për 26-vjeçarin e Empolit, Gulielmo Vikario, i cili pritej të vihej nën urdhërat e Simone Inzagit tek Interi. Ndodhi ndryshe, pasi “sirenat” e Premier Ligës këmbuan fort dhe Vikario shkoi tek Totenhemi që nuk e pati problem të paguante 20 milionë euro, plus shpërblime me klauzola. Milaneztë e donin portierin si zëvendësues të Onanës, nëse këtë e merrte Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al