Arsenali e sheh Havercin si trashëgimtarin e Granit Xhakës

Mesfushori shqiptar i Zvicrës është tashmë i larguar, ndërsa aventura e tij 8-vjeçare në Londër mori fund. Arsenali duket se e ka gjetur pasardhësin për Granit Xhakën, por ky nuk është Deklan Rajsi që shpresohet të vijë nga Uest Hemi. Mediat angleze shkruajnë se trajneri Mikel Arteta gjykon se trashëgimtari i duhur për Xhakën është Kai Haverci. Gjermani, që u mor nga Çelsi për 75 milionë euro (65 milionë paundë) do të luajë si numër 8, pra në rolin e Xhakës, por duke qenë me më shumë fantazi dhe teknikë sesa kapiteni i Zvicrës.

Sfidanti.al