Nejmari do mendohet për Barçën, mund të humbë 120 milionë euro!

Dikur, nja 130 vjet më parë, një diskutim intersant u bë në Rajhshtagun gjerman, kur qeveria e Perandorit Vilhelm do të kalonte një ligj për të formalizuar veprimet financiare të bizneseve, e kuptohet edhe për t’i taksuar. Në atë kohë, një përfaqësues i biznesit, që ishte edhe monarkisht i bindur, u shpreh se “nëse kalon ky ligj, unë do ta rishikoj ndërgjegjen time monarkiste”, pra ishte gati të hidhte në kosh kurorën në favor të republikës, nëse ajo nuk ia zbulonte sa para kishte në xhep.

Ndoshta, këtë po e mendon edhe Nejmari tani që po merret vesh se kalimi i tij tek Barcelona do të ishte edhe një varfërim i madh për të, ndonëse relative. Paris SG është gati t’i ofrojë rreth 50 milionë euro në sezon, përfshi këtu një kontratë sponsorizimi me Bankën e Katarit, ndërsa tek Barcelona nuk i japin dot (sipas mediave), më shumë se 20 milionë euro në sezon. i bie 30 milionë në vit, apo 120 milionë nëse nënshkruhet një kontratë 4-vjeçare në “Kamp Nou”. Kjo, padyshim nuk do t’i pëlqejë Nejmarit, i cili rrogën e lartë e do edhe sepse i pëlqen, por edhe për “sy”, pra që të mos turpërohet përpara botës. Për këtë arsye, pritet që braziliani të mendohet mirë përpara se të vendosë.

Sfidanti.al