Kur dikujt i bëhet një pyetje, ai përpara sesa të japë përgjigje mendon nëse do të jetë “politikisht” në rregull me fjalët që do të nxjerrë nga goja. Kështu ndodh kur pyeten lojtarët apo drejtuesit e Barcelonës a të Argjentinës, për Lionel Mesin, si dhe kur pyeten apo kur pyeteshin ata të Juventusit, Realit, Mançester Junajtidit apo Portugalisë për Kristiano Ronaldon. Përgjigja ishte gjithnjë një “pro” për djalin “e shtëpisë”. Këtë traditë e prishi mesa duket Dagllas Kosta, i cili nuk dha përgjigjen-stampë, kur u pyet për lojtarin më të mirë tek Juventusi.
“Shoku (lojtari) më i fortë është Paulino, Dibala, – tha Dagllas Kosta në “Instagram”, – pastaj, patjetër është edhe Ronaldo”. Pati reagime nga ndjekës të ndryshëm në rrjetin social, shumë prej të cilëve nuk ishin dakord, dhe madje e sulmuan vernalisht brazilianin. Nuk dihet sesi do ta presë Ronaldo këtë vlerësim të shokut të skuadrës, dhe nëse do të ketë sërish rivalitet xhelozie mes Kristianos e Dibalës.
Sfidanti.al