Si shpesh herë raporton ajo që “fut hundët kudo”, revista e njohur “Der Shpigel”, dhe thotë se grupi i punës për rifillimin e futbollit në Gjermani ka përgatitur një material me dy pjesë. Njëri prej materialeve përmban 41 faqe dhe aty sqarohen “fije për pe” rregullat që duhet të zbatojnë skuadrat, drejtuesit, trajnerët, administratat e stadiumeve, mediat e fotografët, si dhe hotelet ku do të vendosen ekipet udhëtuese.
Nuk do të ketë as foto ekipesh, as rreshtim të skuadrave, aq dhënie dore, fotografët do të jenë sa më larg, prapa portave apo diku tjetër, ndërsa të gjithë bashkë me përfaqësuesit e televizioneve duhet të plotësojnë një pyetësor lidhur me shenja të mundshme të koronavirusit. Kushtet nëpër stadium duhet të jenë shembullore, dhe roli i mjekëve do të jetë themelor. Rregulla të rrepta për hotelet e skuadrave, me stafin që duhet të mbajë maskë, të rrijë sa më larg që të jetë e mundur nga lojtarët, dhe ta shërbejë ushqimin në sallë përpara mbërritjes së ekipeve. Padyshim, të dezinfektojnë duart sa më shpesh. Rregullat nuk përfundojnë këtu, por besojmë se për sot kemi thënë mjaft.
Sfidanti.al