Duhej të kishin qenë kohët më të lumtura të karrierës për njërin nga magjistarët e topit. Andres Iniesta në vitin 2009 ishte në sezonin ndoshta më të mirë të vetin dhe të Barcelonës, por ja që qenka ndjerë keq dhe paska kaluar depresion. Vetë legjenda katalanase tregon sesi u “zhyt” në atë siutatë, jo për probleme të vetat personale apo familjare, por për shkak të vdekjes së shokut të tij, futbollistit të Espanjolit, DaniHarke. Ky i fundit vdiq në gusht 2009 në moshën 26-vjeçare, dhe Iniesta e ndjeu thellësisht.
“Nuk isha fare në vete, dhe më duhej të merrja mjekime kundër depresionit, – thekson ai, – mezi mbërrija deri në stadium, mezi prisja që të mbaronte ndeshja apo stërvitja, që të kthehesha në shtëpi dhe të flija gjumë. Kisha nevojë vetëm për pushim”. Iniestën e ndihmoi e dashura e asaj kohe, sot gruaja e tij, Ana Ortiz, me të cilën ka dy fëmijë. “Ajo nuk më la kurrë vetëm, – e falenderon Andresi, – njerëzit që ke rreth e rrotull janë shumë të rëndësishëm, ata i japin kuptim jetës, ndaj edhe ua di për faleminderit për gjithçka”.
Sfidanti.al