UEFA dhe emergjenca coronavirus; klasifikimet finale brenda 3 gushtit

UEFA vazhdon punën e saj për rifillimin e kompeticioneve  dhe po përgatit opsionet më të pranueshme në këtë aspekt. Kjo cështje u diskutua në videokonferencën e UEFA me 55 Federatat së bashku edhe me tema të tjera mes të cilabe edhe regjistrimi I klubeve në kompeticionet e UEFA dhe kohëzgjatja e kontratave

UEFA synin që të bëjë të mundur që të gjitha Federatat të mund të luajnë të gjitha ndeshjet e kalendarit. Në rast të kundërt, Federata Ndërkombëtare është gati të miratojë formulat e reduktuara për mbylljen e turneve si playoffet apo miniturneve. Nëse kjo nuk do të mjaftojë, pra nëse kushtet shëndetësore nuk do të garantojnë sigurinë maksimale të sportistëve e jo vetëm, do të duhet të bëhet mbyllja e parakohshme e kampionateve

Në këtë rast do të jetë UEFA që do të japë direktivat për përpilimin e klasifikimit përfundimtar të kampionateve nga I cili do të dalin skuadrat e kualifikuara për në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm, sigurisht duke bërë vlerësimet për cdo kampionat.

Por shqetësimi I madh I UEFA janë edhe Champions dhe Europa League poër të cilat qeveria e futbollit evropian do të duhet të gjejë një zgjidhje. Në rastin më të mirë, kampionatet mendohet të nisin në mes të majit e fillimit të qershorit për t’u mbyllur në fund të korrikut duke luajtur njëkohësisht edhe kupar duke nisur nga fundi I qershorit deri në fund të gushtit. Skenari tjetër që është edhe më I realizuaeshëm është kampionatet deri në fund të korrikut, kupat në gusht.

Lista e skuadrave të kualifikuara në edicionin e ardhshëm të kompeticioneve evropiane duhet të jenë gati brenda 3 gushtit. Ky është afati I fundit I imponuar nga UEFA për federatat me qeverinë e futbollit evropian që sipas burimeve te brendshme nuk po e studion mundësinë e përcaktimit të renditjes përfundimtare në bazë të koeficientit UEFA, sic është folur ditët e fundit.

Sfidanti.al