Zanetti blindon Lautaro Martinez: Interi do ta ketë atë për shumë kohë

Javier Zanetti I jep një mesazh Barcelonës që prej kohësh është vënë në ndjekje të Lautaro Martinez në merkaton e transferimeve. Zv/presidenti I Interit ‘blindoi’ sulmuesin argjentinas te Interi teksa në një intervistë për Antenna 3 deklaroi qëndrimin e tij te zikaltrit

‘Lautaro Martinez është shumë inteligjent dhe po shfrytëzon në maksimum rastin për të luajtur në një kampionat si Serie A-tha Zanetti-ta shohësh atë që mbron ngjyrat e Interit është një ndjenjë krenarie dhe më bën të lumtur sepse besoj se do ta kemi atë këtu edhe për shumë kohë’.

Por Javier Zanetti foli edhe për projektin e Interit.

‘Objektivi është që të kthehemi protagonistë, sic është historia e këtij klubi-vijoi Zanetti-por duhet kohë, njerëz me vlera njerëzore të rëndësishme. Conte? Trajner me shumë aftësi, e njeh mirë futbollin italian dhe përshtatet me atë që ne imagjinojmë për të ardhmen tonë. Ka stilin e duhur që të jemi kompetitivë në një kampionat si ai italian’.

Sfidanti.al