‘Në Spanjë, kufizimi është shumë rigoroz. Nuk mund të dalim për të bërë shëtitje apo për të bërë sport. Është shumë i ashpër, por kjo është më e mira për të gjithë ne dhe kështu ndodhi-kjo është ajo që ka deklaruar një prej yjeve të Realit të Madridit në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS ku tregoi për karantinimin e tij.
‘Të gjithë ne e kuptojmë se këto janë sakrifica të nevojshme dhe se po kërkojmë të veprojmë në mënyrën më të mirë të mundshme-vijoi uellsiani-të gjitha duam që të luajmë sërish futboll, por ajo që ka më shumë rëndësi është siguria. Nuk duam të rikthehemi shumë shpejt në fushë. Gjitchka duhet bërë me siguri të plotë. Të gjithë duam të luajmë apo të shkojmë të shohim një ndeshje në stadium, por do të ketë sezone të tjerë, kampionë, kampionate e kupa. Gjëja më e rëndësishme është të jemi mirë. Do të ketë më shumë futboll në të ardhmen dhe shpresojmë që të mos përballemi më me këtë problem’
Sfidanti.al