Coronavirusi nuk ka bërë asnjë dallim dhe nga ndërprerja e evenimenteve futbollistike nuk rrezikojnë vetëm klubet e vogla por edhe ata të pasur e të pushtetshëm sic është Paris Saint Germaini. Ky është paralajmërimi i dhënë nga presidenti i klubit parizien, Nasser Al Khelaifi në një intervistë për RMC Sport
‘Nuk është sekret që pagat e futbollistëve janë të larta. Shpresojn që ata të bëjnë një sakrificë për të ndihmuar klubet e tyre, kjo krizë mund të provokojë një impakt të dukshëm te arkat tona-tha Al Khelaifi
Presidenti i Paris Saint Germainit nuk e fsheh aspak shqetësimin e tij
‘Duhet të jemi të bashkuar, pa egoizma për të dalë nga kjo krizë, nuk ekzistojnë klube të mëdha apo të vogla. Duhet të rikthehemi më të fortë se më parë-vijoi Al Khelaifi në analizën e tij-E dimë se cfarë është në lojë, mbijetesa e disa klubeve në Ligue 1 dhe Ligue 2. Nëse ka një moment ku duhet të punojmë të gjithë së bashku, është pikërisht ky. Përsa i përket mbylljes së sezonit e kam thënë gjithnjë; do ta bëjmë sipas direktivave të politikës dhe UEFA’.
Sfidanti.al