PSG, ‘në luftë’ me Kylian Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappe është e lidhur me pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike të Tokios që do të zhvillohen në vitin 2021. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, Paris Saint Germaini dëshiron të sulmuesi kampion i botës të qëndrojë në Francë dhe të rinovojë kontratën e tij që skadon në vitin 2022.

Për momentin Mbappe i ka refuzuar të gjitha ofertat e bëra nga klubi parizien dhe ka thënë gjithnjë se nuk do të marrë asnjë vendim deri në fund të sezonit. Por kriza e coronavirus ka bërë që Paris Saint Germaini të ndryshojë politikën e tij në lidhje me rinovimin dhe transferimin e sulmuesit 21 vjecar. Padyshim prioritet i transalpinëve është që të rinovojnë me Mbappe deri në vitin 2025, por sipas medias franceze, futbollisti kundërshton sepse Paris Saint Germaini nuk e lejon atë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Ndërkaq, duket se Paris Saint Germaini ka vendosur të presë fundin e sezonit për të tentuar të mbyllë njëherë e mirë cështjen e rinovimit të kontratës me Kylian Mbappe dhe në Francë thuhet se pronarët e klubit tani janë gati që ta lejojnë atë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Nëse kjo nuk do të ndodhë, Mbappe nuk do të rinovojë dhe do të vendosë Paris Saint Germainin në pozita të tilla sa ai mund ta nxjerrë atë në merkato dhe në këtë pikë, në pole position është Reali i Madridit.

Sfidanti.al