Për rifillimin ose jo të evenimenteve sportive në Spanjë, do të vendosë Ministria e Shëndetësisë në vendin iberik. Ky është paralajmërimi I bërë nga Ministri spanjoll I Kulturës dhe Sporteve, Jose Manuel Rodriguez Uribes
‘Gjithcka do të varen nga Ministria e Shëndetësisë. Është Shëndetësia ajo që do të vendosë rrugën që do të marrim-tha Rodriguez Uribes për Radio Cope dhe kjo ndodh në një moment kur drejtuesit e La Ligës parashikojnë një kthim të skuadrave në stërvitje në 4 maj, dicka që ministry Uriber refuzoi ta konfirmojë.
‘Nuk e di. Gjithcka është kaq e komplikuar saqë nuk mund të guxojmë të bëjmë parashikime-vijoi Uribes-nuk do të ishte veprim I përgjegjshëm. Dëshira ime është që futbolli të rinisë aktivitetet sa më shpejt të jetë e mundur, sigurisht me dyer të mbyllura’.
Rodriguez Uribes tha gjithashtu se e ka marrë parasysh frikën e shfaqur nga përfaqësuesit e futbollistëve për kushtet e një rifillimi të mundshëm për mbledhjes së kapitenëve të organizuar ditën e martë. Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, RFEF dhe Liga kanë arritur një marrëveshjes për rikthimin e skuadrave në stërvitje, pa bërë të ditur asnjë datë, por duke theksuar se do të ndodhë kur ta lejojnë kushtet shëndetësore dhe duke ndjekur protokolle rigoroze sanitare.
Sfidanti.al