Bundesliga gjermane po punon për rikthimin në aktivitet në datën 9 maj sigurisht pa praninë e publikut në stadium. Revista ‘Der Spiegel’ bën të ditur se ka lexuar një dokument prej 41 faqesh të përpiluar nga Liga Gjermane e Futbollit në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore që përban rregullat qe lejojnë futbollin gjerman dhe në mënyrë të vecantë Bundesligën që të kthehet në fushë.
Revista përshkruan masat e planifikuara për të organizuar ndeshjet pavarësisht epidemisë coronavirus. Në Gjermani kampionati është ndërprerë që nga 13 marsi dhe do të qëndrojnë të tillë deri në 30 prill. Ndeshjet në momentin e rifillimit do të shohin në ambientet e brendshme të stadiumit maksimumi 300 persona.
Është hequr ceremonia e prezantimit të skuadrave, nuk do të ketë fëmijë në momentin që skuadrat hyjnë në fushën e lojës. Faza para ndeshjesh është reduktuar në minimum, nuk do të ketë shtrëngime duarsh dhe as foto grupi. Po kaq e kontrolluar do të jetë edhe puna e medias, me një numër vendesh të rezervuara të kufizuara. Gazetarët televizivë që do të jenë pranë fushës së lojës do të duhet të plotësojnë një formular në lidhje me simptomat e mundshme të Covid-19. Hotelet që do tëp resin skuadrat do t’iu nënshtrohen rregiullave strikte shëndetësore.
Por jo vetëm kaq, Federata Gjermane e Futbollit u ka premtuar futbollistëve dhe anëtarëve të stafit teknik të cdo skuadre se do të testohen cdo 3 ditë për rifillimin e Bundesligës. Mësohet se për të garantuar sigurinë e ndeshjeve do të shërbejnë 20 mijë kontrolle.
Sfidanti.al