“Truket” do të vazhdojnë ndoshta deri në hënën, pasi kompleksiteti i transferimit, kurthet dhe ndikimi, janë që të gjitha kolosale. Nejmar (sërish) tek Barcelona mund të vlerësohet si një nga lëvizjet më të vështira të historisë, dhe për ta bërë edhe më intrigues mendoi një sponsor i brazilianit, që botoi një foto të futbollistit me fanelën e re “blaugrana”. Të jetë fakt, pra që gjithçka ka përfunduar dhe pritet vetëm lajmërimi? Të jetë shantazh i mëtejshëm i superyllit që dëshiron thellësisht vetëm një gjë, të kthehet në “Kamp Nou”? Koha do ta tregojë shpejt.
Ndërkaq, lëvizja e mundshme e tij për tek Barça të kujton tentativën e fuqishme, fillimisht të dështuar, të Los Anxhelos Lejkërsave për të marrë Entoni Dejvisin nga Nju Orlinsi. Disfata e janarit solli edhe largimin e legjendës Mexhik Xhonson, por tani në verë gjithçka përfundoi me sukses. Lejkërsat ofruan shumë lojtarë për Dejvisin, edhe Barcelona deri tani ka ofruar 7 lojtarë të ndryshëm për Nejmarin, dhe kjo mund të krijojë probleme në skuadër.
Sfidanti.al