Inter, rinovim dhe largim me huazim të Ikardit; futbollisti tani e mendon opsionin

Dicka po ndryshin në situatën më të vështirë të verës për Interin dhe papritur mund të ketë edhe një zgjidhje të shumë të shpejet duke qenë se koha po kalon. për herë të parë duket se Mauro Ikardi ka marrë në konsideratë opsionin e largimit nga Interi por me idenë për t’u kthyer sërish.

Kjo sepse argjentinasi nuk e sheh me sy të keq largimi në formën e huazimit dhe Marotta duket se ka gjetur formulën e duhur që duket se i pëlqen edhe vetë Vanda Narës e sidomos vetë sulmuesit argjentinas. Bëhet fjalër rinovimin e kontratës së futbollistit që skadon pas 2 vitesh dhe më pas largimin e tij me huazim.

Destinacionet e sulmuesit janë padyshim jashtë kampionatit italian dhe Monako është një prej opsioneve, ndërkohë që nuk mbetet prapa as Atletiko Madrid me Simeonen që e vlerëson vërtet shumë Ikardin. Atletiko për më tepër është një opsion shumë më i mirë për Ikardin pasi i jep mundësi që të luajë në një kampionat më kompetitiv si dhe në Ligën e Kampioneve ku do të gjejë si kundërshtar pikërisht Juventusin që prej kohësh ka shfaqur dëshirën për ta marrë, por në këtë rast tratativat janë të komplikuara.

sfidanti.al