Këtë të diel luhet në stadiumin tradicional të Sent Etienit, dhe ai do të donet një tjetër gol, të shoqëruar ndoshta me të njëjtin festim si në mesjavë. Nejmar duket plotësisht i ambientuar dhe qetësuar tek Paris SG, pas një vere të tmerrshme, por gjithsesi gjesti që bëri pas rrjetës ndaj Gallatasarajit tregon se jo gjithçka shkon “vaj”. Menjëherë pasi dërgoi topin në rrjetë, superylli brazilian vendosi gishtin në buzë, sikur t’i thoshte dikujt apo disave “pushoni”.
Përse ai veprim? “Këto kohë gjithkush nis një diskutim për mua, – u shpreh Nejmari, – gjesti im ishte për të thënë se tani duhen më pak fjalë dhe më shumë futboll”. Polemikat për të dihet se nisën kur ai deshi publikisht që të largohej nga PSG-ja dhe tifozët i dolën kundër. Ndaj, gishtin për të heshtur Nejmari do të bënte mirë t’ia drejtonte së pari vetes. E vërteta është se ndaj Gallatasarajit ai sikur deshi të bënte paqe me shokët e skuadrës, pasi luajti shkëlqyeshëm, shërbeu dy asistë, madje arriti deri aty sa t’ia linte Kavanit 11-metërshin që zakonisht e gjuan vetë.
Sfidanti.al