Lejkërsat fitojnë “në gojë të ujkut”, triumf brenda në Majemi!

Lebron Xhejms iu afrua një tripëll dabëlli dhe ndihmoi skuadrën që të arrinte një sukses domethënës. Los Anxhelos Lejkërsat ia dolën në Arenën e Majemit, edhe pse me shumë vështirësi 113-110, dhe skuadra nga Kalifornia ka tani fillimin më të mirë në 47 vjet. Lebroni shënoi 28 pikë, kapi 9 topa në tabela dhe shërbeu 12 asistë, në një mbrëmje ku u ndihmua si zakonisht nga Entoni Dejvis. Shtatlarti realizoi 33 pikë dhe kapi 10 topa në tabela, duke realizuar edhe 3 bllokime gjuajtjesh të kundërshtarëve. Lejkërsat kanë tani 17 fitore radhazi, po aq sa Miluoki i Janis Antetokumbos, duke qenë dy skuadrat më të mira të NBA-së. Majemi kishte 11 fitore e 0 humbje në shtëpi deri tani, por nuk ia doli, duke u dominuar sidomos në tabela (50-34). Xhimi Batler bëri gjithçka për vendasit duke pasur 23 pikë, 3 topa në tabela, 3 asistë, 3 vjedhje topi, por ishte i vetëm.

Sfidanti.al