Do të shkojë apo jo Nejmar në “Kamp Nou”. Nga Spanja vijnë lajme “edhe kështu, edhe ashtu”. Pasi “Marka” nxorri në dritë lajmin e Radio Montekarlos, mediat barceloniste u përgjigjën. “Todibo hyn në “operacionin Nejmar”, akordi është gjithnjë e më pranë”, shkruan gazeta katalanase “Sport”. Ajo jep më pas hollësi të tjera për bisedimet mes palëve, duke theksuar se presidenti i Barçës, Bartomeu, është në Montekarlo për të përshpejtuar transferimin e brazilianit, dhe po ashtu thekson se klubi spanjoll do të pranojë vetëm nëse futen dy lojtarë si shkëmbim.
Ekziston mundësia, gjithnjë sipas kësaj gazete, që klubi francez të pranojë një dakordësi prej 130 milionë eurosh, si dhe tre lojtarëve, që do të ishin Dembele, Rakitiç e Todibo, i kërkuar nga vetë francezët. Besohet se në Paris nuk e kanë pasur të lehtë për të vendosur linjën zyrtare që duhet të kenë për Nejmarin.
Drejtuesit e lartë, edhe kanë dashur ta largojnë duke e pasur të qartë se nuk ka dëshirë që të luajë për ekipin e tyre, por edhe janë përpjekur që ta mbajnë për shkak të dëmtimeve të Mbapesë e Kavanit, si dhe të rëndësisë sportive dhe financiare të futbollistit. Kur kanë mbetur fare pak ditë nga e hëna e 2 shtatorit, nuk dihet nëse katalanasit do të mund të bëjnë një ofertë tjetër, nëse Reali mund të hyjë në lojë, apo nëse PSG do ta mbajë brazilianin për vete.
Sfidanti.al