Kur vjen e keqja hapi derën, thotë një fjalë, dhe po ashtu thuhet se problemet në shtëpi krijojnë kriza. Kjo po ndodh tek Juventusi, një klub që ka treguar se në shumicën e herëve ka ditur t’i përballojë këto momente, siç është sezoni i tanishëm në prag të dështimit. “La Gazeta delo Sport” informon se drejtuesit e lartë Pavel Nedved e Fabio Paratiçi janë përplasur në një debat me ton të lartë jashtë stadiumit “Alianc” pas humbjes 0-3 me Milanin në Serinë A. Nedved është që trajneri Pirlo të vazhdojë të paktën deri në fund të sezonit, dhe po ashtu është që Kristiano Ronaldo të mos largohet. Paratiçi, mësohet se, është që Pirlo të largohet menjëherë dhe në vend të tij të mbahet zëvendësi Tudor, deri në zgjidhjen e çështjes së trajnerit. Kjo dyshe ndikoi tek presidenti Andrea Anjeli për të larguar Alegrin dy vjet më parë, ndërsa Pirlo ishte zgjedhje e vetë Anjelit. Nuk dihet sesi do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit Nedved-Paratiçi tek Juvja dhe se cili mund të jetë trajneri i ri, kthim i Alegrit apo ardhje e Zidanit.
Sfidanti.al