Natyrisht, nuk është një barrikadë si ato të kohëve të luftës, edhe pse luftë pati në stadiumin e lavdishëm që shkatërroi shanset për të luajtur ndaj Liverpulit në Premier Ligë. Nuk ka mure betony, as parafabrikate, por vetëm pengesa të lëvizshme të lehta dhe mund të themi elegante, që në Angli shpesh mjaftojnë për të mos lejuar trazira. Drejtuesit e Mançester Junajtidit e bëjnë këtë për dy ndeshjet e radhës në shtëpi, njëra prej të cilave ndaj Liverpulit, në mënyrë që “Old Trafordi” të mos pushtohet sërish nga tifozët. Pra familja Glejzër, pronare e klubit, ka frikë nga tifozët e saj, ndërsa kalendari rrezikon të shkatërrohet pikërisht nga ndeshjet në “Teatrin e Ëndrrave”.
Sfidanti.al