Çmenduria me Man. Junajtidin, dy ndeshje në 48 orë në Premier Ligë!

Do të jenë sonte në fushë në orën 19:00 për sfidën e kampionatit ndaj Leisterit, e po ashtu do të zbresë në tapet edhe në datën 13 maj për ndeshjen e prapambetur kundër Liverpulit. Favori i vetëm i Mançester Junajtidit është që nuk do të udhëtojë, dhe që ndeshja e dytë në “Old Traford” do të jetë në orën 21:15, pra mes dy dueleve do të ketë një kohë prej 50 orësh e 15 minutash. Trajneri Ole Gunar Solskjer është tepër i shqetësuar për kalendarin, ndërsa skuadra e tij do të ketë edhe ndeshjet e mbetura në Premier Ligë, si dhe finalen e Ligës së Europës ndaj Vijarrealit. Junajtid duhet ende të luftojë për të siguruar kualifikimin në Champions sezonin e ardhshëm nga kampionati, ndonëse është shumë pranë, por po ashtu dy ndeshjet kanë tepër rëndësi për ekipet e tjerë të përfshirë. Leisteri është në vend të katërt në Premier me 63 pikë në 35 ndeshje, ndërsa Liverpuli ka 57 pikë në 34 ndeshje, pra janë rivalë direktë për një vend në Champions. Kjo do të thotë se të dy kundërshtarët do të luftojnë shumë fort ndaj “djajve të kuq”.

Sfidanti.al