Milan Skriniar është një prej shtyllave të Interit kampion të këtij sezoni, një garanci edhe për të ardhmen dhe këtë e konfirmon ai vetë.
‘A do të qëndroj vitin tjetër këtu? Sigurisht që po. Zërat e merkatos janë dhe do të jenë gjithnjë, por nuk iu kam dhënë rëndësi duke mos i komentuar-tha sllovaku për Sport Aktuality duke mos u kursyer në elozhet për Antonio Conten-ka merita të shumta, e di cfarë do dhe me të gjithcka shkoi shumë mirë, të dytët në kampionat dhe në finalen e Europa League në vitin e parë, titullin kampion në vitin e dytë’
Skriniar pranoi se skuadra u pushtua nga trishtimi pas eliminimit nga Liga e Kampioneve.
‘Pasi u eliminuam në fazën e grupeve në Champions League, ishim të trishtuar dhe të zhgënjyer, ishte hera e tretë radhazi-tha Skriniar-por më pas bëmë gjëra të mëdha në kampionat’
Në fund, Skriniar foli për fundin e sezonit. ‘Conte na tha që ta shijonim festën e titullit, por duke na kujtuar se duhen edhe disa ndeshje që të mbyllet sezoni-tha Skriniar-kjo na la të kuptojmë mentalitetin e tij. Ai dëshiron të fitojë edhe ndeshjet e mbetura sidomos atë në Torino ndaj Juventusit’.
Sfidanti.al