Juventus, Nedved merr Tapirin e Artë: Do të luftojmë deri në fund

Një ditë pas humbjes me Milanin që mund t’i kushtojë vendin në zonën Champions, te Juventus erdhi koha e marrjes së Tapirit të Artë. I dërguari i programit të njohur satirik, ‘Striscia La Notizia’, Valerio Staffelli shkoi në Torino me një arkë plot me Tapira të Artë’ për t’ua dorëzuar bardhezinjve.

Pas një pritje të gjatë, i vetmi që u paraqit për të marrë ‘cmimin’ ishte zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ndërsa futbollistët dhe stafi teknik arritën ta driblonin te dërguarin e‘Striscia’

‘Ka disa vështirësi, është normale, por do të luftojmë deri në fund-pranoi Nedved që duke dalë nga Continassa foli edhe për të ardhmen e Pirlos dhe Ronaldos-Pirlo qëndron me siguri, po ashtu edhe Ronaldo’.

Sfidanti.al