Në Gjermani mezi presin Bundesligën 2 më të bukur të të gjitha kohëve!

Imagjinoni një kampionat ku janë së bashku Shalke, Hamburgu, Verderi i Bremenit, por edhe Nyrembergu, Hanoveri, Sent Pauli, Dresdeni, Dyseldorfi, Hansa Rostok madje nuk duhet nënvleftësuar as Holshtajn Kili. Në Gjermani fërkojnë duart për sezonin e Bundesligës së dytë që nis këtë fundjavë, në 23 korrik, me një superndeshje siç është ajo Shalke-Hamburg. Ekipet që dikur luanin për titull dhe për të fituar kupa të Europës, sot duhet të sfidohen për t’u kthyer në Bundesligë. Tifozët janë po ashtu të sigurt, madje Shalke do të kishte gjithnjë 60 000 spektatorë në Arenë edhe sikur të luante në ligën rajonale. Gjithsesi, problemi i këtij kampionati është mungesa e parave. Siç shkruajnë mediat gjermane, tek Verderi sot nuk mund të luajnë të tillë si Mikud, Basler apo Hercog, apo si dikur Ridël, Fëler e Ailton. Rreziku nga Anglia është tepër i madh, dhe jo më nga Liverpuli apo Siti, por edhe nga ata që në Gjermani i quajnë “Bilefeldët e Anglisë”. Një ekip që sapo ngjitet në Premier Ligë merr 100 milionë euro, dhe kur mëson se një lojtar i Verderit kushton 10 milionë euro, merr 3 përnjëherësh.

Sfidanti.al