Murinjo nuk mund të rrinte dot pa e përqafuar Xhakën!

Në 14 mars të këtij viti ishin kundërshtarë të ashpër dhe shqiptari i Zvicrës ishte një nga shkaktarët e shkarkimit të tij. Granit Xhaka shkëlqeu në mesfushën e Arsenalit në fitoren 2-1 ndaj Totenhemit të Zhoze Murinjos, dhe nuk kaloi shumë kohë e portugezit i dhanë duart. Gjithsesi, në futboll kështu ndodh kur je kundërshtar, por respekti mbetet dhe Murinjo bëri ç’mos për ta përqafuar edhe një herë Xhakën siç bëri pas asaj ndeshjeje në “Emirejts” (në foto). Kur Zhoze e do diçka zakonisht ai e arrin, dhe ja ku po mbërrin tek shërbimet e shqiptarit të Zvicrës. Roma do të paguajë 20 milionë euro për kartonin e Xhakës, ndonëse disa milionë do të jenë si shpërblime për arritje të ndryshme. Mesfushori 28-vjeçar ishte objektivi kryesor i Murinjos këtë verë dhe pritet që Roma të jetë më e fortë se vitin e kaluar.

Sfidanti.al