Tri ndeshje, tri humbje, ndonëse për fat jemi thjesht në fazën përgatitore. Gjithsesi, kur në kolonën e humbësve është emri Bajern Mynih, njeriu nis e habitet, përplas kapakët e syve dhe kruan kokën! Çfarë po ndodh me bavarezët? Trajneri i ri Julian Nagelsman duket se ka shkelur diku “keq” dhe ndoshta do të duhet të varë ndonjë hurdhë në qafë për të larguar tersin. Sidomos kur je debutues në detyrë, tri humbje radhazi dhe asnjë fitore që nga fillimi, krijojnë presion. “Natyrisht, unë do të kisha dashur të kisha fituar, – thotë Nagelsmani, – më mirë të fitosh se të humbësh, por kjo nuk i ndryshon planet tona”. Sidoqoftë, ky ekip që ka luajtur këto ndeshje vështirë të quhet Bajern. Ndaj Borusias së Mynshengladbahut (0-2) ishin vetëm 3 lojtarë nga ndeshja me Ajaksin. Vetëm Upamekano dhe Gnabri janë titullarë. Të shtunën, Bajerni ka ndeshjen e Kupës Audi ndaj Napolit, ndërsa në 6 gusht nis sezoni konkurrues me ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Bremer SV-së.
Sfidanti.al