Nagelsmani paska refuzuar 3 herë Dortmundin, Bajerni ishte “jashtë plani”!

Siç thotë shprehja e vjetër, “në jetë shpesh është e kotë të bësh plane”, ose që “mund të thurësh shumë plane, por mund të mos realizohen”. Julian Nagelsmani është nga ata trajnerë të futbollit që ka bërë gjithnjë plane dhe është vetë ai që pohon se fjalët e urta popullore janë vërtetuar në praktikë. Pasi e nisi sipas programit tek Hofenhajmi, dhe pasi shkoi sipas planit tek Lajpcigu, gjërat nisën të ndodhnin ndryshe. Fillimisht, ai pati 3 herë ofertë nga një klub i njohur i Bundesligës, të cilin ai nuk e tregon, por që mediat gjermane thotë se është Borusia e Dortmundit. “Unë mendoja se duhej të vazhdoja edhe ca kohë tek Lajpcigu ku mund të mësoja, – thotë Nagelsmani, – më pas kuptova se çdo gjë ka një afat skadence, dhe pas 3 herë bisedimesh, herë të katërt nuk pati më. Edhe Bajerni ishte jashtë planit, pasi doja të rrija më gjatë tek Lajpcigu, por një mundësi si ajo në Mynih vjen shumë rrallë dhe nuk refuzohet”.

Sfidanti.al