Mbrëmja e zezë e Donarumës, tifozët nuk e falën as me kombëtaren!

I qëlloi një rikthim pikërisht në stadiumin që e kishte shtëpinë e tij të dytë, pas asaj që kishte më parë në Napoli. Xhixho Donaruma mbërriti në Milano me aureolën e kampionit të Europës dhe të portierit më të mirë të Europianit, por kjo nuk i bëri aspak “fajde” ndaj tifozëve të betuar të Milanit. Pasi e ofenduan me banderola në prag të ndeshjes, ultrasit u kujdesën që ta vërshëllenin gjatë gjithë kohës ndërsa Italia luante ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Nuk bënë punë thirrjet e mediave dhe të emrave të njohur që Donaruma të kursehej sepse po luante me kombëtaren. Duket se kjo pritje ndikoi edhe në paraqitjen e portierit, ndonëse Italia nuk humbi thjesht prej tij. Tifozët e Milanit nuk ia falën faktin që e ezauroi kontratën që kishte me kuqezinjtë për të shkuar falas tek Paris SG, ndërsa dihet se ekipi lombard e mori që të vogël dhe i besoi portën.

Sfidanti.al