Tek Bajerni mungesa e tij do të ndihet padyshim, pavarësisht se kush mund të vijë dhe si mund të jenë taktikat. Robert Levandovski “nuk bën më nëna” dhe këtë e dinë mirë drejtuesit bavarezë dhe trajneri i tyre, Julian Nagelsman. Në prag të finales së Superkupës së Gjermamisë ndaj Lajpcigut, tekniku nuk e përjashtoi mundësinë që tek Bajerni të vijë një zëvendësues i legjendës polake, që shënoi 344 gola në 375 ndeshje me fanelën e kuqe. “I kemi diskutuar të gjitha këto mundësi, – tha ai, – do të bëjmë më të mirët, nuk do të rrimë duarkryq. Ka edhe 4 javë për të bërë transferime dhe gjithçka mund të ndodhë”. Bajerni ka Sadio Manenë dhe Çupo-Motingun si qendërsulmues, dhe Gnabrinë e Tomas Mylerin si sulmues të tjerë, por sërish një tip Levandovski nuk e ka.
Sfidanti.al