Kështu thuhej dikur në vendin tonë, duke u theksuar varfëria që nuk i lejonte njerëzit të ngrinin kokë, dhe ata lodheshin shpejt. Edhe Ferrari duket sikur është kthyer në një “Zuk” të asaj kohe, sepse po i lë “kockat” nëpër pista, dhe kur nuk i ndodh ndonjë problem, janë vetë pilotët e tij që gabojnë. Këtë fundjavë, në Çmimin e Madhë Hungarisë në Formula 1, “kokëkuqja” ishte “flakë”, pasi zuri dy vendet e para në provat e lira. Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz lanë prapa Maks Verstapenin me Red Bull, me kampionin e botës që e di se do ta ketë të vështirë të dielën. Gjithsesi, do ta ketë më të lehtë nëse Ferrari do të ketë sërish probleme besueshmërie ose nëse Lëklerkut do t’i dalë përsëri makina nga kontrolli.
Sfidanti.al