Dembele shkaktoi alarmin e pritshëm tek Juvja, si i bëhet me krahun e majtë?!

Në pritje të kthimit të Alvaro Moratës që mbulon këtë sektor në pjesën ofensive, por jep ndihmë edhe në atë mbrojtëse, e deri tek “pjekuria” e pritshme e lojtarëve si Pelegrini apo Aleks Sandro, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Miqësorja me Barcelonën tregoi se në krahun e majtë, Juventusi ka një problem, dhe Usman Dembele goditi në mënyrë të shkëlqyer pikërisht në atë drejtim. Kuadrado ishte dobët, po ashtu si Aleks Sandro, dhe mediat italiane shkruajnë se trajneri Alegri është tepër i shqetësuar, ndërsa pati konfirmime të mira nga Di Maria, Bremer, por edhe nga Zakaria dhe Rovela. Në të majtë, në pjesën sulmuese vjen edhe Kieza, por sipas Alegrit ai do të jetë në formën e duhur vetëm në 2023.

Sfidanti.al