Vajza me origjinë italiane ka qenë një nga më të mirat për Anglinë në kampionatin kontinental të futbollit për femra. Alesia Ruso shkëlqeu me gjithë klasin e saj me golin me dhembër që shënoi ndaj Suedisë në gjysmëfinalen e Europianit që “luaneshat” e fituan 4-0. Përballë ekipit nordik me kapitene Kosovare Asllanin, Ruso ishte elegante dhe shumë e talentuar, veçse hyri në lojë si zëvendësuese. Ajo ka 4 gola, 4 më pak se dy shënueset më të mira që janë Aleksandra Pop e Gjermanisë dhe Bet Mid e Anglisë, dhe që të shpallet Këpucë e Artë do t’i duhen 3 gola në finale, me kusht që dy vajzat e tjera të mos gjejnë rrugën e rrjetës. Nëse ia del, do të ishte krejt e veçantë pasi Alesia i ka nisur të gjitha ndeshjet … nga stoli.
Sfidanti.al