Shefi i ri ekzekutiv duket qartë që i kupton më mirë disa gjëra sesa paraardhësi i tij, Ed Uduord. Nëse ky i fundit ishte një mjeshtër në drejtimin ekonomik dhe financiar të klubit, Riçard Arnoldi po tregon se e kupton më mirë se një klub futbolli ka aspektin sportiv si më të rëndësishmin. Vetëm mbi bazën sportive mund të ndërtohet suksesi afatgjatë ekonomik. Për këtë arsye, Arnoldi ka vendosur të kthejë legjendat e vjetra në “Old Traford”. Sër Aleks Fergusoni, Dejvid Xhil dhe Brajan Robson janë njerëzit që do të kenë rol këshilltarësh tek Mançester Junajtidi, dhe kjo nuk është gjë e vogël. Shefi i ri ekzekutiv dëshiron të marrë përvojën e tyre, por edhe ndikimin që figura të tilla do të kenë tek futbollistët.
Sfidanti.al