Nuk janë pak, por klubi nuk po e njeh mëshirën, po ashtu edhe trajneri Kristof Galtie. Pas njoftimeve të “Le Parisienit” se PSG ka krijuar një listë me 11 lojtarë të padëshiruar, ka nisur “represioni”, dhe ata po detyrohen që të largohen sa më shpejt. Flitet për të tillë si Herrera, Geje, Kurzaua, Dialo, Paredes, Pereira, Ebimbe, Draklser apo Ikardi. Në listë është përfshirë edhe gjermani Tilo Kehrer i cili është zbritur për t’u stërvitur në ekipin e të rinjve. Trajneri Galtie ka deklaruar se ekipi duhet të zvogëlohet dhe se nuk është mirë që një numër i madh lojtarësh të mos luajnë, pasi ata nuk do të jenë të lumtur, do të dëmtojnë veten dhe ekipin.
Sfidanti.al