Man. Junajtidi shkon në Norvegji pa Kristiano Ronaldon

Sekreti deri tani është ruajtur mirë dhe nuk dihet ende emri i klubit që e kërkon superyllin portugez. Natyrisht, misteri do të zbulohet shpejt sepse edhe shenjat nga Anglia janë të tilla që Kristiano Ronaldo është gjithnjë e më larg Mançester Junajtidit. Trajneri Erik Ten Hag e la CR7 jashtë skuadrës që udhëtoi për në Norvegji për miqësoren e fundjavës ndaj Atletikos së Madridit. Ronaldo është kthyer në Mançester dhe madje ishte bashkuar me shokët në stërvitje, por lajmet ishin që ai e kishte informuar klubin se ka një ofertë konkrete dhe se duhej përcaktuar shuma që Junajtidi do të kërkojë për kartonin.

Sfidanti.al