E vërtetë që Çelsi e uli “pazarin” për yllin e Francës që e mori Barça?!

Zhyl Kunde duhej të kishte qenë lojtar i bluve të Londrës. Bisedimet ishin zhvilluar dhe ishte arritur një marrëveshje për transferimin, besohet për rreth 60 milionë euro, por pastaj diçka ndryshoi. Barcelona hyri në lojë dhe tani futbollisti është në “Kamp Nou”. Sipas drejtorit sportiv të Seviljes, Monçi, kjo gjë ndodhi për faj të Çelsit që u tërhoq të enjten, ndërsa Barcelona ndërhyri të hënën. Nuk dihen saktësisht arsyet e këtij ndryshimi të londinezëve, nëse është e vërtetë ajo që thotë Monçi. Sipas tij, Sevilja e kishte refuzuar dy herë Zhyl Kundenë që donte të largohej, dhe nuk deshi ta bënte për herë të tretë. Në Angli kanë nisur kritikat e ashpra për pronarin e Çelsit, Tod Boehli.

Sfidanti.al