Myler e Nojer përshëndesin me mall heroin e tyre të larguar, Levandovski!

Bajerni ka bërë shumë në tregun e futbollit këto ditë dhe në ekip kanë ardhur Sadio Mane, Matijs De Ligt, Mazraui apo Gravenberk, e priten edhe të tjerë. Gjithsesi, një Robert Levandovski nuk mund të zëvendësohet, pasi është një personalitet që hap dhe mbyll një epokë. Këtë e kuptojnë legjendat e Bajernit si Tomas Myleri dhe Manuel Nojeri, që kanë luajtur 8 vjet me polakun dhe që tani e përshëndesin me mall nga larg. “Levandovski ishte dikush që jo vetëm shënonte golat, por edhe ndikonte në ekip, – thotë Myleri, – do të duhet ta ndryshojmë jo pak lojën tonë”. “Padyshim që është një humbje e madhe, – thotë kapiteni Manuel Nojer, – ne do ta ndjejmë mungesën e tij”.

Sfidanti.al