Gjokoviç propozon një ekip së bashku me Nadalin, Federerin dhe Marrejn!

Do të ishte një skuadër e Europës e cila do të ndeshej me një skuadër nga SHBA, apo nga ndonjë kontinent tjetër, ndonëse nga Azia, Afrika apo Amerika e Jugut nuk ka ndonjë rrezik për kontinentin e vjetër. Me gjasë, më lehtë do të krijohej një ekip i Australisë. Novak Gjokoviç kërkon që Europa të ketë një skuadër në Kupën Rod Lejvër, ku ai të jetë së bashku me rivalët e mëdhenj, Rafael Nadal, Rozher Federer dhe Andi Marrej. Në të vërtetë, skuadra europiane do të kishte përballë një “Skuadër të Botës”.

Sfidanti.al