Respekti i Vijarrealit do ta bëjë më të fortë të sëmurin Haler!

Sulmuesi i Dortmundit, i ardhur nga Ajaksi këtë verë, u diagnostikua me kancer në testikuj dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa sëmundja e tij e ka tronditur jo pak futbollin. Mesazhe mbështetjeje kanë ardhur nga të gjitha anët për Sebastian Halerin, ndërsa një gjest të veçantë e bënë futbollistët e Vijarrealit. Skuadra spanjolle, i dorëzoi Dortmundit një fanelë të verdhë, të personalizuar me emrin e Halerit, dhe me firmat e të gjithë lojtarëve. Vijarreali fitoi miqësoren e verës 2-0 ndaj Borusias me golat e shënuar nga Gerard Moreno dhe Samuel Çukvueze.

Sfidanti.al