Portieri i Kosovës lë Turqinë dhe Sitin, por mund të kthehet sërish te Guardiola!

Është Aro Muriç dhe i përket përfaqësueses së Kosovës. Kartoni i tij ka qenë deri tani tek Mançester Siti, ndonëse klubi anglez e kishte huazuar sezonin e kaluar në Superligën e Turqisë. Me Adanasporin kaloi shumë mirë, ashtu siç bëri në 2020-2021 në Holandë me Vilemin. Mançester Siti vendosi t’ia shiste kartonin tek Bërnli në kategorinë e dytë angleze për 3 milionë paundë stërlina, por trajneri Pep Guardiola nuk ka hequr dorë prej tij. Në kontratë ka një klauzolë ku Siti ka të drejtën e blerjes sërish të kartonit më vonë, në bazë të një shifre të caktuar.

Sfidanti.al